ZEMER GRUAJE
Zemra e çdo gruaje,si një liqen dremit,
kur qetësia mashkullore,vel mbi të ka rënë,
syri epsharak, zhvesh të fshehtat lakuriq,
kur afsh’i dashurisë vendin e flladit ka zënë.
Ajo kraharorit,ndihet e sigurt nëpër natë,
dhe pse sy’ i ërrësirës,pabesisht gjurmon ,
thëngjill përvëlues i ndizet zemra në çast,
e ethshëm shkrumbon, syrin që thumbon.
Nëse zemra e një gruaje,të dhuron dashuri,
ti burrë, fute gjirit,sikur mijëra të jenë kundër,
se në barkushet, ku gjaku,si krua shushurin,
çel bisku i dashurisë,edhe nën një thundër
.
E nëse do duash të hysh,në dhomat jetësore,
aty ku presioni shton epshet e dashurisë,
e nëse do që t’i kthesh kështjella shekullore,
muret lyeji me gjakun e pastër të burrërisë.
Kur gruaja,ty burrë,të hap portën e zemrës,
jeni të pandashëm si binjakë të një gazele,
që ushqehen me zambakë flladeve të erës,
para se të fryjë acari,që shkund çdo gjethe.
Zemra e çdo gruaje, si një liqen dremit,
kur puthja burrërore,vello mbi të ka rënë,
të ngrohtat lule çelin në livadhin thëllim,
kur afshi shkrin akullin,ngrirë në cdo rrënjë.
ETYD PËR TY
Ti je e furishme,si në vallëzimet e një kali,
revanshin nuk t’a ndal dot ,asnjë burrë,
ti djeg e përvëlon,si llava e një vullkani,
si shkëndija ,që pjellë ashpër një gur.
Ti servirë ndjenja me afsh të ngrohtë,
themelet e jetës ngre me gurë safirë,
shtrojeve të tua,asnjë burrë s’ka ftohtë,
se gjiri përvëlak është zjarri më i mirë.
Kush të braktis ty,qoftë dhe një çast,
një vërshim trishtimi e mbyt me valë,
bedenat e shpirtit rrëzohen me radhë.
dhimbja e hidhur, tolerancë nuk fal.
Sa herë burimin ta pinë me dhunë,
frymën e shpirtit,thithën më shumë,
sa ëndrra të vranë dhe leqe të vunë,
oh,sa plagë të lau vala me shkumë!
Baltë të hodhën,të ndoqën me gurë,
shtatoren përgjakën,me gjak të kuq,
bukurinë tënde,poetë e morën muzë,
sa vdiqe e ngjalle,me tënden gushë.
O grua, e munduar nga shumë stuhi,
askush në jetë,ty s’të ka ngushëlluar
dhe pse shpirti yt,lind të ëmblat puhi,
ti je preja,ku burri fryn bulçitë gulçuar.
Je baruti që shpërthen trurin e një burri,
tornado që pushton çdo qelizë,pa frikë,
por,kur ti loton ,mijëra copa thyhet guri,
a ka diçka mbi dhe’ që ti nuk i jep frymë?!…
