Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Ajo ëndërr mos ju zëntë...

Mimoza Eliona Osmani-Ajo ëndërr mos ju zëntë…

Ajo ëndërr mos ju zëntë…

Më besoni, ju betohem
Ajo ëndërr, mos ju zëntë
Ndaj dhe nuk desha të zgjohem
Si çoban ,kullosja dhëntë…


Seç mu shfaq ,njëra si zanë
I vura një peng me krabë
Do të lidh i thashë me xanë
Por, më gllabëron si shkabë…


E lam bagëtinë pa zotë
Tek shkuam shigjetë në stanë
Luaneshë…shtrëngonte fort
I ziu, sytë ç’më panë…


Dy lastarë kishte në “sqep”
“Kthetrat” si qumështi pëlhurë
Sytë e njomë , fëmijë në djep
Ngjyrën ,klorofil në grurë.


Kujtoji se gjeti han…
S’la më djathë e s’la më kos
Si lubi, përpin e thanë
S’ngopej dhe më hëngri gjoks…


Si Saharë, ishte e etur..
Nata , sa e shkurtër ngjan !
Flakë vuri , në ç’më kish mbetur ..
“Vetëtimat” dogjën stanë..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT