Asnjëherë….
Të më harrosh ,nuk mundesh kurrë,
se kurrë nuk fshihet tatuazhi,
e fshin ndoshta, koha mbi gurë,
dhe ndoshta ,mbi një rërë plazhi.
Tek zemra jote asnjëherë,
se kurrë ndonjëherë, një përqafim ,
nuk t’a kam dhënë ashtu si erë,
por të kam puthur me tërbim.
Dhe një tërbim, është marrëzi,
ku ligjin e bëjnë, buzët ,goja,
ku shpirti mbushet poezi,
dhe sytë që flasin, s’ bëjnë gjoja…
Kur ti më puthje ,puthje fort,
si unë s’ke puthur kurrë të tjera,
- the kam diçka që s’të lë dot,
je lulja e parë që çel pranvera. - ..
Të më harrosh nuk munde kurrë…
valon si uji në ibrik.
se malli është temperaturë,
veç puthja ime mund t’a fik…
Të më harrosh s’do mundesh kurrë…
