Gëzuar Pavarësinë, Dardania jonë!
O tokë e qëndresës, e diellit të artë,
e plisit e gurit që shekujve rron.
O bija e shqipes, Dardani e lashtë
.
Gëzuar, Dardania e maleve me dëborë,
ku çdo pëllëmbë toke këngë dhe histori,
ku çdo vatër zjarri, çdo shpirt arbëror,
rrjedh siç rrjedh dhe Drini, vetëm krenari.
Krenari për bijtë me zemër luani,
që pa frikë dhanë jetën veç për një flamur.
Krenari për trimat me gjak prej Dardani,
për gjuhën e bukur që s’do vdesë kurrë.
