Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Humbur kam një dashuri.

Mimoza Eliona Osmani-Humbur kam një dashuri.

Humbur kam një dashuri.

Rradhë- rradhë i pi cigaret,
përqëndrohem. në një pikë,
për ty, do t’i shuajë zjarret,
do ndërtojë ngadalë një digë


As fle dot , dhe as dremis,
gishtat dridhen, tek nxjerrë ufff
një imazh, si retë më gris,
mes heshtjes ,cigaret ruf.


Vijë vërdallë si një kukuth
vrastare kjo natë sa kurrë!
shpirti sa ka mall ka duf
zien , si gëlqerorë gurë.


Tym përzier me aromë,
shtëllunga po shkon në re,
Zemra akull si kjo dhomë..
Tek kujtimet lidh me pe…


Ah, ky pe dispanjë i hollë,
Si’sh’ këputur asnjëherë,
sot nga dega rashë si mollë
Si një zog me krahë të prerë…


Në çdo hap flet një kujtim,
pijë me to , kafe, cigare,
përmbi buzët me shkëlqim,
djeg i kuqi im si zjarret

.
Një filxhan mbi tavolinë,
një përgjysmë gotë me verë,
Dhe diku mbi kartolinë,
Shkrimi, kurrë s’do bëhem erë..


Cigaret i piva rradhë…
humbur kam një dashuri,
deri agut, që po zbardhë,
Ngulur sytë tek sytë e zi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT