I them
I them shpirtit mos mba zi
Se mendja se pyet zemrën
Bëhu frymë për poezi
Qiell të shkruash për femrën.
I them shpirtit bëhu flutur
Ëndërr ku të puth ai
Ai , muza më e bukur
Buzës … pikë e vesës,shi.
I them shpirtit , bëhu zog
Këndo degëve përsëri
Muza jote, s’është dhogë…
Ringjallet me dashuri.
I them shpirtit tim të marrë
Bëhu ngjyra në ylber
Rrugicës së ngrirë acar
Hidhi zjarrë hidhi verë…
