Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-"Je rritur "

Mimoza Eliona Osmani-“Je rritur “

Fëmijëria ime, në një fletë të bardhë
Ëndërr e bukur e kohës së shkuar,
Kujtime që bien si lulet nën dardhë,
Dhe unë u falem si kult, gjunjëzuar.

Ashtu si gjethja i dorëzohet erës,
Si gjunjët, gjak e gërvishtur lojës
Si shpirti, flakë që i falet zemrës,
Si vargu, frazave dhe shkronjës.

Fëmijëria ime mbetesh mbretëri,
Rrugica e vogël ku shkela pa frikë,
Me shumë pak gjëra — sa shumë lumturi,
Në duar gëzimin dhe topin llastik.

Fëmijëria ime, diell pa perëndim,
Buzëqeshje e çiltër që mbetesh arsye,
Të të kërkoj e heshtur ditarit tim,
Ashtu siç kërkohet muza ndër yje.

Kërkoj në korridoret e kujtesës fëmijëri,
Veç moshën tënde të brishtë besoj,
Më sheh që nga larg me një dhembshuri,
“Je rritur,” më thua, “dhe s’je më njësojë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT