Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Kam frikë..

Mimoza Eliona Osmani-Kam frikë..

E dashur, m’ ke thënë ti shpesh,
Mos eja pranë meje kaq,
Se unë kam frikë, kur qesh,
Prej syve, dy diej shfaq…


Më rrëmbejnë -the mandej përbrenda
Dhe flaka e tyre zhurit,
Por unë jam kokëfortë edhe renda
Llogjika s’e mund dot një shpirt…


E dashur, më pëshpërisje në vesh,
Largoju një fari si unë,
Kam frikë – the se deti prej nesh
Do skuqet si një paparunë .


I dashur të thashë, je haraq ,
Të kam thënë ,që jam laureshë ,
Çmendurisht më puthe sakaq ,
Dhe humbnim mes pupula resh …

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT