Wednesday, April 1, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Ndonjëherë

Mimoza Eliona Osmani-Ndonjëherë

Ndonjëherë, mes trupit tim,
Ngrihet një valë si në det,
Më bën të dridhem nga një kujtim,
Dhe heshtjes t’i flas vetë.

Të dorëzohem në sytë e tij,
Dhe të humbas si në mes resh,
Në mendje pyetje kam njëmijë
Dhe mijëra që përqesh.

Se sytë e tij janë magjistarë,
Të egër dhe të butë,
Ku iu afrohem bëhen zjarr,
Kur ju largohem, shkurt…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT