Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani -Ndoshta...

Mimoza Eliona Osmani -Ndoshta…

Ndoshta…

Sot një mike e shkëlqyer
Më tha je e fortë si shkëmbi
Por kjo jetë më është urryer
S’ja thashë se ma mbajti dhëmbi


Që të shkruaj s’më bën zemra
Më janë fikur bateritë
Se është e çuditshme femra
S’është njësojë si poezitë


Gjumi ka marrë arratinë
Shpirti i lënduar qan
S’ka më forcë të mbajë shtëpinë
Ndarja qenka uragan.


S’ di në se bukën e thyer
Mund t’a ngjisin perënditë
Si qelq kriset syri i shqyer
Teksa shihte tradhëtitë …


Shans i dhashë atijë dhe lapsit
Si poete luaneshë
Do t’i them tutje kolapsit
Ndoshta përsëri do qeshë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT