Më pëlqen të lexoj çdo ditë
Vepra të mira, me vlerë;
Penën ta ngjyej në dritë,
Por drita s’mjafton ndonjëherë,
e ka thënë një “poet i mirë”,
Që ndoshta s’e kam preferencë,
S’ja pëlqeja vargun e lirë
Më duket e bën me shkencë…
I dua shkrimet origjinale,
Përndryshe s’më pëlqejnë aspak;
Këpucëve u thonë sandale,
Tenxheres i thonë kapak
Më lodhin si ora në mur,
Si kënga nga një papagall;
Veç rima s’do llaç edhe gur —
Muzika do shpirt të rrallë.
Lirika në rrymë më përthith,
S’më ngjisin krijimet “robot”;
Të vërtetët ndryshojnë nga të gjithë,
Dallojnë si kalliri plot.
Lexoj në “Facebook” me durim,
Dhe qesh, tek them me humor:
“Të keqen e stilit tim,
Dhe lëre t’i thonë popullor!”
