Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Pak nga pakëz

Mimoza Eliona Osmani-Pak nga pakëz

Pak nga pakëz

S’qe asgjë, zjarri rrufeja
Përpara buzëve të sajë
Digjesha sa thoshte eja
“Himalajeve në majë”


Tek afrohesha zenitit
Buzëve qershi qershori
Si kristali i stalaktitit
Si të mos shkrija i gjori…!?


Ajo qe prushi i flakës
Diamante kishte sytë
Më çmendi pak nga pakëz
Sa herë që i prekja gjitë…


Flaka si letër cigare
I dridhej buzëve të mishta
Pasthirrmat lëvizin varre
Kur u puthja këmbëve, gishta.


S’qe asgjë afshi oxhakut
Përpara epshit të sajë
Qe vullkan përbrenda gjakut
Syve , det i qetë…vaj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT