Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Për muzën.

Mimoza Eliona Osmani-Për muzën.

Për muzën.

Vrava mendjen, ç’ka me mua!? …
Më mbante mëri ca ditë,
por ,sot që mëngjes , u zgjua,
më puthi në buzë, me dritë.


Dje , i thashë fjalën e fundit,
po flinte , “si punë e derrit”,
s’donte të ngrihej gjëkundi,
lodhur kish’ kordat e zërit…


Ngriti duart dhe vullneti,
muza tha është zog i lirë
S’mban kolltuqe ,si pushteti
Ikën, vjen ,kur ndihet mirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT