Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Rrënja.

Mimoza Eliona Osmani-Rrënja.

Të tradhtova, Atdhe,
të erdha si erë dhe ika fshehtas si hajdut,
mbi shpinë rrëmbeva një dunë me re,
e lashë pas shpirtin tim — barut.

Të tradhtova, Atdhe,
nuk mundem të qendis një plagë
me pika loti regjur the.
O bijë, qendis mbi varg.

E di, të tradhtova
dhe këtë radhë
u largova prej teje sërish.
Dhe ti më s’pyet pse ke ardhë,
s’më pyet më as kur do vish.

Të është ngurtësuar zemra si strall.
Ta dish sa të kërkoj rrugëve të botës!
Si zog pa strehë, si sy pa qepallë
që s’mbyllen prerjes së aortës…

Se ti je gjaku, guri, rrënja —
asgjë prej meje s’ të shkul dot.
Je gjuha e nënës për rrëfenja,
je fjala ,zëri , frymë në gjoks.

Të tradhtova, Atdhe,
të erdha si erë dhe ika fshehtas si hajdut,
mbi shpinë rrëmbeva një dunë me re,
e lashë pas shpirtin tim — barut.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll