Sa të kam dashur!
Sa të kam dashur
qielli im!
Aq ,sa me sy të lirë
vështrimi prek përditë imazhin tënd
Teksa pika e fundit e diellit
Në puthje me brazdat e valëve
Jep shpirt.
Thuhet se sytë e zemrës
janë të verbër
Dhe teksa çmenden
si ky sy dielli
Edhe Sahara u duket e gjelbër …
Pikturat më të bukura
janë ato me ngjyra perëndimi
Ato të përndezurat
si një shpirt femre
Imazhi yt i ngjanë zbukurimit
Si pikturat murale
në mure zemre…
Sa të kam dashur
qielli im!
Përtej përkufizimi…
