Shpresoj…
Kam një mall, e po e vuaj..
Ah , të vijë aty sërish
Atdhe, jam dheut të huaj,
M’dridhet zemra , eshtrat, mish
.
Jo, s’është rol ky që po luaj,
Mol është ,ku përbrenda gërryen
Në vargje lotësh ku shkruaj,
Qan një shpirt, që zien e zien.
.
Nuk e zgjodha nga e mira,
As nuk ika me dëshirë,
Zogj shtegtarë reve të nxira,
Sipër shpinës tonë , shirë
..
Një nga një po ikin vitet,
Asnjë gjë aty ndryshuar,
Korrupsioni veçse rritet,
Halli ynë është i harruar…
Vijmë aty quhemi Grekë,
Vijmë këtu quhem Shqiptar,
Ku në kodër a në breg !?…
T’ja thërresim me të qarë…
Disa humbën nëpër det
Disa maleve , dëborës,
Mërgimtarë shkuan kush mbetë..
Larg babait e nënë gjorës.
Mbushur me të kripura lot
Dhe për gurët, sa na dhemb!
Gjaku vrerë, veç syri plotë,
Se qese sa hudhra bëmë.
Me mall gjuhë të nënës ruaj,
Shpresën se do të vijë një ditë,
Si Shqiponja ,do t’a gjuaj..
Gjarprin , që po të ha sytë…
