Sonte
Sonte bëra yjet lapsa,
qiellin e shpirtit ,letër
i thashë detit mos bëjë mbrapa,
ngriji dallgët ,kilometër
.
Letrën që futa në shishe,
mbushur lot nga plagë e vjetër,
hëna sonte, pishtar drite
t’a përcjellë në krahun tjetër…
Ju brigje, ndoshta e gjeni,
mbajeni aso nën mëngë,
nga vargjet bëhet refreni,
nga lotët e mallit, këngë…
