Të lutem mos.
Kjo rrugë tek kthesa është e prerë…
Ke ende kohë të shkosh atje …
Ti thoshe engjëjt shkojnë drejt resë
Dhe qiellin bëjnë atdhe…
Këtu , çdo ditë bën një mungesë
Distancat i ke pasur frikë
Kush më ka dashur the të presë
Lexuar një lirikë.
“Gënjeshtrave” ,s’u zë besë fare
S’e nuk të shkojnë në burrëri
Dhe ikjet quhen tradhëtare
Në stinën dashuri.
Të lutem mos nxito kaq shumë
Të thashë për retë të bëhesh erë
Me vargjet bëjë një urë në lumë
Të ketë këmbësorë përherë…
Të lutem mos shko asaj rruge…
Atje nuk ka pranverë…
