Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Halili-O MOJ MYZEQARE

Mimoza Halili-O MOJ MYZEQARE

O moj myzeqarkë e bukur.
Që më shkon fushës së blertë.
Kaçurrelat të bëjnë flutur.
Me ca naze rend si bletë.

Natë pas natë po rri zgjuar.
Buza jote trëndafil.
Si kurorë lulepraruar
N’degë të rrushit je bilbil.

Merrja këngës myzeqare!
Fluturo, moj tej kodrine.
Qesh mes ojnash kanakare.
Çel me sytha trëndëline.

Pa dëgjo një fyell bariu
Që nis këngën në të gdhirë
Mos u tremb kur pikon shiu.
Bëhu Zanë përmbi qershinë.

Dil e mblidh lulet ndër shegë.
Pikturo buzët e tua!
Si drenushkë ngjitu në degë.
Dil e zbrit në zall mbi prrua!

Zgjomë mallë vashërie.
Të kërcej me nostalgjinë.
Qëndis shporta mirësie.
Dhe këndo për dashurinë.

Myzeqarkë luleshqiponja.
Je pranvera e gjithësisë.
Ndrin si maj me xixëllonja.
Të deh nur i bukurisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT