Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Jaku-Gjuha e dashurisë

Mimoza Jaku-Gjuha e dashurisë

… Akoma e ndiej dorën tënde të vogël, kur më preke në shpatull ndërsa po udhëtonim nga Medyka, Poloni. U solla e të shikova ishe ti i vogli Artiom, me buzëqeshje në fytyrë e me sy të trishtuar. As unë nuk e di si mund të qëndronin së bashku këto dy gjëra. U ule ndenjur në prehrin tim dhe filluam të luanim me shuplakat e duarve, e pak nga pak komunikimi i ynë u bë më i kuptueshëm. Limitet e gjuhes i kaluam falë dashurisë që Zoti ka vendosur në ne. Pastaj më shtrëngove fort me krahët e tua, më shikove thellë në sy, sikurse doje të më thoje: ndihem mirë me ty, por kam edhe frikë. Autobusi vazhdonte udhëtimin e dielli i pas drekës depërtonte xhamat e me rrezet bëri që të të kaplonte gjumi. Ngadalë e ule kokën në prehrin tim e me dorën tënde të vogël më more në grykë, e me

tjetër më shtrëngove dorën time. Moment magjik. Të shikoja ndërsa ti po flije, çfarë mrekullie! Falenderova Zotin për ty dhe për mrekullinë që je. Mendosha prindërit e tu: në veçanti nënën tënde e cila me siguri po të mendon në këto çaste… Po vuan për largimin tënd, ajo nuk e di akoma se ku ndodhesh ti, ajo di vetëm se ti nuk je me te. Çfarë sakrifice për atë grua, që për të ta shpëtuar jetën nga lufta ka pranuar të ndahet prej teje, me shpresën e madhe se do ti japë jetë bebes që po pret në kraharorin e saj. Kështu e tretur në mendimet e mia për ty, kaluan 2 orë, ndërsa ti po flije e unë të mbaja në duart e mia si një thesar të paçmuar i cili kërkon liri e shpëtim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT