Çdo gjë e hidhur
mërzitje tek unë shkaktonte,
me lotët që më binin vargun.
Më të bukur çdo çast mendoja,
sa herë jeta më përplaste fort,
ulesha dhe nga një varg
e krijoja në lot,
e heshtur
dhe me dhimbje,
jetën vazhdoja.
Buza më dridhej, por nuk u ndala,
përditë i shkrija ato akullnaja.
Jo të gjithë më donin,
jo të gjithë me sy të mirë më shikonin…
Po unë përsëri vazhdoja,
dhe vargun më të bukur krijoja.
Fytyra ime e vrazhdë çdo gjë
e kuptonte…
E kapja në ajër dhe kur
donin të më vinin keq,
e heshtur thoja: “Ka dhe më keq.”
Çdo ditë lotët më shoqëronin,
dhe në vetmi hallet kalonin.
Nuk them se nuk mundem,
por ndonjëherë bëhet e vështirë,
por unë ngrihem dhe them:
“Një ditë do bëhet më mirë…”
