Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Kujtesë…

Mimoza Lazaj-Kujtesë…

Para se të më bësh keq,
sigurohu që nuk do të kesh
më nevojë për mua.

Para se të më lëndosh,
mendohu që pa mua nuk jeton dot.

Para se thikën të ma ngulësh
pas shpine,
sigurohu që unë nuk të fal,
por në mendje do të vij
dashuria ime.

Para se të më harrosh,
përpiqu që zemrën time
ta ruash fort,
se jashtë bën ftohtë,
dhe kjo goditje tjetër
nuk durohet dot…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT