Kur një grua e lënduar
pushon së dashuruari,
ajo e bën në heshtje,
pa bërë zhurmë.
Arrin në një pikë
ku nuk mundet më nga gjithçka.
Ajo duron mungesat, gabimet,
zhgënjimet, gënjeshtrat pa fund
nga njeriu që do.
Kur durimi shteron dhe shpirti i saj
është bërë copë,
dhe zemra është dërrmuar
në çdo skaj,
nuk ka forcë që e ndal.
Është e lodhur,
dhe një “më fal”
nuk zgjidh asgjë.
Gruaja e dashuruar dashuron
me gjithë forcën e shpirtit,
por nëse e mashtron,
nuk të fal.
