Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Lazaj-Kur zemra lodhet…

Mimoza Lazaj-Kur zemra lodhet…

Kur zemra lodhet,
sytë gjithmonë flasin
më shumë se fjalët.
Nuk e fshehin dot dhimbjen,
e kalojnë imagjinatën.

Kur zemra lodhet,
nuk mundet më.
Shpirti nuk gjen forcë,
psherëtin dhe nuk nxjerr zë…

Sa shumë lodhet kjo zemër e shkretë,
zgjuar rri ditë e netë.
U lodh kjo zemër e dërmuar,
u lodh dhe s’gjen rehat.
Mezi pret mëngjesin:
kur do të gdhihet kjo natë?

O, lodhe moj zemër, u lodhe,
por hallet kujt ia tregove?
Në errësirën e kësaj nate
me veten fole gjatë.
Askush nuk të dëgjoi.

Heshtjen e theu loti i ëmbël
që çdo ditë më shoqëron.
Asgjë nuk thotë,
nëpër faqe fishkëllon…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT