Mos u dorëzo nëse lodhesh,
jepi forcë vetes
dhe, duke shpresuar, jeto.
Dhe nëse problemet
të mblidhen një e nga një,
mendo me qetësi
dhe pastaj vepro.
Foli vetes siç i ke folur gjithmonë,
me qetësi dhe me forcën
që të karakterizon.
Mbyll sytë dhe mendo
më të mirën.
Dhe kur gjendja rëndohet
dhe s’ke rrugëdalje,
dhe nëse njerëzit e afërt
të tradhtojnë,
as atëherë mos u dorëzo.
Merr frymë thellë,
shtrëngo dhëmbët fort
dhe luaneshën në sy ua trego.
