Se kuptova çfarë biseduam,
por ajo nuk ishte bisedë.
Sytë i mbaje diku larg,
më flisje me përtesë.
Asgjë nuk kuptova, veç vështrimi
yt fliste shumë.
Ndoshta s’doja ta pranoja,
por mendimi yt nuk isha unë.
Folëm e folëm, por nuk dolëm
asgjëkundi.
Fjalët që thoje gjithmonë:
“Ti je vetëm zemra ime.”
Mijëra mendime më vijnë në kokë,
zgjidhje nuk arrita dot.
Ndoshta është veç një mendim —
unë jam në mendjen tënde,
apo dikush tjetër
më zëvendëson…
