Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-BUZËQESH PËR MUA

Mimoza Maria Ajdhoni-BUZËQESH PËR MUA

“Mos e hiq buzëqeshjen tënde kurrë”, më thua,
se në të gjen parajsën, gjen botën dhe mua.
Kur buzët e mia çelin si trëndafil në pranverë,
zemra jote digjet flakë, rreh më fort se çdoherë.

Kur dita më lodh dhe mbrëmja më vesh me trishtim,
ti më mban pranë, më mbështjell me një përqafim.
“Buzëqesh”, më thua, ” se në errësirë je drita ime,
je ëndrra që më zgjon, je fryma në çdo rrahje të zemrës sime”.

E si të mos buzëqesh kur më shikon ashtu,
sikur jam mrekullia më e bukur në këtë botë për ty?
Kur më puth ballin dhe më thua me zjarr,
se pa buzëqeshjen time, qielli yt mbetet i vrarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT