Dashuri mister mbuluar,
besnike për fjalë të dhënë,
vdekja, ëndërr e pashkruar,
jeta, si fjalë e pathënë!
Rënë në dashuri të verbra,
futur në kapakë floriri,
dashuri që bëhen lemza,
mbyllur në bebe të syrit!
Kur e hapa, thashë, ç’bëra,
sa shumë dashuri, sa shumë!
Që ranë përtokë të tëra,
vetëm njera ra tek unë!
