Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Lumturia

Mimoza Maria Ajdhoni-Lumturia

Lumturia

E kërkova lumturinë,
nëpër çaste, nëpër vite,
sa më shumë e ndiqja unë,
aq më larg ajo më ikte.

E kërkova lumturinë,
nëpër tinguj, në aroma,
në një fllad të lehtë pranvere,
qiellit, orëve të vona.

E kërkova lumturinë,
në dy sy, në puthje bore,
nuk e pashë, nuk e takova,
nuk më mori kurrë prej dore.

E kërkova lumturinë,
ajo fshehur pas një dere.
Çelsin brenda kraharorit.
Më thërriste: – Eja merre!

  • Eja merre, – më thërriste,
    pas një dere të blinduar.
    Si të mundesha me të,
    me një zemër dhe dy duar?
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT