Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni -Më ndihmo

Mimoza Maria Ajdhoni -Më ndihmo

Më ndihmo

Më ndihmo mos të pendohem,
për çfarë thashë, për çfarë bëra,
për mallin që digjte zemrën,
dimrit netëve të tëra.

Më ndihmo të mos pendohem,
që në çdo qelizë të ndiej,
emrin tënd si tatuazh,
gdhendur zemrës sime gjej.

Më ndihmo të mos pendohem,
mos pendohem përsëri,
ndodh njëherë, njëherë në jetë,
të jetosh një mrekulli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT