Ne do të kemi ende nevojë për njeri-tjetrin,
mbaje parasysh këtë, si një moment të magjishëm.
Duke u endur në fushën tonë magnetike,
do të dashurohemi sërish, akoma më fuqishëm.
Ne do të kemi ende nevojë për njeri-tjetrin,
të thajmë lotët me puthjet tona të zjarrta,
të shtrihemi mbrëmjeve mbi krevate ëndrrash,
të zgjohemi përqafuar agimeve të arta.
Ne do të kemi ende nevojë për njeri-tjetrin.
Si të ndash një shpirt, dy trupa pushtuar?
Zemrat t’i urdhërosh të mos rrahin fort,
kur me njera-tjetrën lindën dashuruar?!
