Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Nuk di ç' të them

Mimoza Maria Ajdhoni-Nuk di ç’ të them

Nuk di ç’ të them

Përse nuk di ç’ të them kur më shikon kështu?
Të përfundoj vargjet pa bërë ndonjë gabim?
Në botën e përhumbur të simboleve,
përjetoj zhvendosjen e Unit tim.


Më dehin ata sy, si verë e vjetër,
shkëndija zjarri ndezin qënien time,
mendimet i përpin flaka e tij,
ca fjalë të mbetura vetëm si jetime.


Dhe unë lëkundur mes pavendosmërisë,
i lutem zemrës tënde t’më ndihmojë,
duke lundruar në një det hezitimesh,
shpresoj që heshtjen time të dëgjojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT