Wednesday, March 25, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni -SHTEGTIME

Mimoza Maria Ajdhoni -SHTEGTIME

Zog që retë në qiell çan,
pse nuk merr dhe zemrën time?
Pendë që krahët zbukuron,
merre peng nëpër mërgime.


Sa zili kam lirinë tënde,
shtegton kudo në botë,
ndaj të fal unë zemrën time,
që ta çosh në tjetër tokë.


Ti nuk di kufij, sinore,
s’të pengon as largësia,
ndaj dhe mbylla aty brënda,
një mal me brengat e mia.


Do ta çosh aty, ku mua,
nuk më lënë prangat e rënda,
që kanë mbyllur jetën time,
në burgun e vetmisë brënda.


Zemra do të gjejë zemrën,
të mos ngelen pa takuar.
Më mirë një zemër e vdekur,
se një zemër e harruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT