SKLLAVI IM
U betove zemër, mos harro,
kur zbulove çelësin e shpirtit tim,
thesar kur gjeje thellësive,
do jesh përherë ti skllavi im.
Ti vetë zgjodhe që t’i hidhje,
pranga ndjenjave të tua,
Mos të bëhen fllad tradhëtie,
t’më rrethojnë vetëm mua.
Mes pështjellimit të kërshërisë,
ti pushtove zemrën time,
kur më thoje skllavi im:
Të dua mbretëresha ime!
