Fjala të dua,
Më e ëmbla në botë.
Nëse s’ta ndjen zemra,
Goja e thotë kot.
Fjala të dua thuhet
Në çdo kohë.
Dy të dashuruar
Ditën e nisin me atë fjalë
Në gojë.
Fjala të dua,
Më e bukura fjalë.
Po s’e ndjen të dy,
Nuk është dashuri,
Por vetëm një çast.
Fjala të dua,
Më e ëmbla fjalë.
Është dashuri,
Është më shumë:
Mall.
