Mos u mundo dorën
të ma lëshosh;
Përpiqu kështu siç jam —
të më pranosh.
Do të jem me ty, dhe përjetë,
me hallet e tua gjithmonë.
Do më kesh;
çdo ditë ta vërtetoj,
sepse do të jem me ty në çdo kohë.
Kur nga kjo botë të largohem,
fjalët e mia në mendje
do të kujtohen.
Buzëqeshjen çdo çast
më dhuro;
sytë mos më mbush me lot.
Do të zë rrënjë thellë
aty, në shpirtin tënd.
Të kam thënë sa të dua,
dhe asgjë nga ty larg
s’më mban.
Si të bashkohen detet,
me ty dua të jem pranë.
Për tjetër njeri s’do të qasesh;
besim askujt s’do t’i kesh.
Në jetë, në heshtje, me veten do të flasësh:
“Ajo më paska dashur vërtet…”