Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Panahori Xhindi-Buzëqeshje ti fal !

Mimoza Panahori Xhindi-Buzëqeshje ti fal !

Të uriturit ,që para teje shikon ,
fali një buzeqeshje, urija i kalon !
Jepi krahun të sëmurit që rënkon ,
fali një buzeqeshje, e shëron !

Të moshuarit, dhuroi një fjalë ,
fali buzeqeshje, i bëhesh vajzë / djalë !
Invalidit që është mbi karrocë ,
buzëqeshja jote i fal një botë.

Jetimëve ,mbetur pa nënë – baba,
buzëqeshja ,të bën prind për ta .
Të huajit ,humbur rrugë e fe ,
fali buzeqeshje, u bëhesh atdhe!

Buzëqeshja, një pasaportë sot ,
lum kush e ka ,ka hyrë në Evropë!
Buzëqeshja-ambasadore integrimi ,
e para sjellje që kërkon qytetërimi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT