Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Rexhvelaj-Altari i rrejshëm

Mimoza Rexhvelaj-Altari i rrejshëm

Kishin kohë që kafshojshin
e mërtypshin lutje
n’altarin e rrejshëm.

Me gotë përpara,
mbushë me mëni,
e mira mos me ardhë
Ndër ne, kurrsesi.

Moti u prish, diçka ra.
Ndjeva t’ftohtin e çuditshëm,
m’kaloi ndër eshtna,
m’pshkoj në palcë,
e dul ndër dhambë.

M’kapi nji trishtim,
si ai kur ec vetëm
ndër vorre, natën vonë.

Demonët e heshtun u zgjun.
Diç kërkojnë.
Hajde, bane zap n’agoni
at njirin,
ku fillin e hup.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence