Më gicilojnë kycet
E krahëve e të këmbëve,
Mbi qerpikët e lagësht
Diamantet dremisin.
Era me krah të thyer
Bën pakt me shkulmet e inatit,
sa herë i shkon nëpërmend
me u matë me brigjet e Matit.
Jugës që kreh brigjet e fëmijëtisë time
nuk i vlerësohet balli i ikjes,
me ç’ka duket e ka neverin e hollë
në mos aq katallan sa kodi i pritjes!
