Papritmas ..
Tani , papritmas më shumë se kurrë,
po ndjej veç mall për njerzit e mi .
Të larguar ,atje larg në mërgim .
E ulur qëndroj e filloj të shkruaj …
E lotët e mi bëhen pena,
teksa shkruaj poezinë..
Lotët pa ndalur më rrjedhin rrëke.
Seç ndiej veç mall , mall dhe për ty bir !
Papritmas lehtas ,kujtimet zgjohen,
zgjohen në mendjen time,
Të cilat më turbullojnë mendjen .
Çdo ditë e më shumë …
Lotët janë bërë një penë…
Jo, të gjithë mund ta përdorin pikën e lotit..
E ndjenjat bashkë me penën ,
shkrihen në letrën e bardhë,
Aty ku po përzihen lotët ,
me shkronjat e shpirtit tim !
