Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMinire Rukovci Hyseni-PO HAPEN RRUGËT E BASHKIMIT

Minire Rukovci Hyseni-PO HAPEN RRUGËT E BASHKIMIT

Motra ime tiranase
mirëse erdhe në Prishtinë
të kam pritë me vite e shekuj
na erdhi dita bashk të rrimë.

Edhe festat bashk i kemi
asnjëhere s’kemi të ndarë
Iu mbyll dera edhe rruga
atyre që deshën për t’na përçar.

Mua më lindi nënë Eminja
ndërsa ty nënë Marija
Si për ty edhe për mua
është e shenjta shqiptaria

Zoti deshi që unë dhe ti
të kemi dy fe që u përkasim
Kemi një komb edhe një gjak
e gjuhën e ëmbël që e flasim

Bashk do jemi në festa fetare
njësoj do i respektojmë
Unë krishtlindjen, ti bajramin
njëra tjetrës ia urojmë.

Por për neve po mbretëron
edhe kulmi i gëzimit
Po thyhen muret që na i vendosën
po hapen rrugët e bashkimit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT