Wednesday, March 4, 2026
BallinaVitrina e libritMinivere Muja Maka-Ëndërr

Minivere Muja Maka-Ëndërr

Ëndërr

Në ëndrrën e parë
Mbi qiellin blu
Pashë një pulëbardhë


Në natën pa hënë
Një yll vetmitar
Në vesh pëshpëriti
Vetëm një fjalë


Rrugën më tregoi
Për të dalë matanë
U ngjita në kullē
Nuk gjeta njeri


Këngë pa çifteli dëgjova
Trokita dyerve pa dry
S’gjeta dashuri
Eca me zanën e fala mirësi


Matanë flaka ëndrrën
Që ngjallte ligësi
Në guacën time
Gjeta rrapullimë


Në detin pa anije
Mora arratinë
Qielli ishte blu
Agu nuk dukej

Yllin kërkova
Fjalë i mora
Matanë shtatë bjeshkëve
Dashurinë robërova.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT