LIQE
Me stërkalen tënde sot faqet i lava
Kaltërsisë i mora pakëz hijeshi
Valë e jotja më preku gushën
Siç atë ditē që fala dashurinë
Të fola në veshin tënd kristal
Bashkë dremitëm në ëndrrën e thellësisë
Dallgë e valë të përqafova
Ty liqe që më premtove lumturinë
Stërkala jote m’i lagu supet
Ku frikë e drojë flaka në fundin tënd
Afshin e ruajta thellë në zemër
Do puthis dallgën në çdo agim
Më ruaj çelsin që ta pata falur
Dashurinë e parë bashkë e ndjemë
Kaltërsisë sate i mora nishanin
Vellos lidha kurorë gjerdanin
Mos më kërko liqe në ëndrrën e parë
Se dua t’a ndjek pulëbardhën
Ajo që çelsin e mban mbi krah
E mua ende nuk më shëron plagën
Më përkëdhel shpirtin pak o liqe
Se dallgë e jote po pëlcet në kraharor
E etur e pa fjalë kam mbetë
Si ky diell që sot rrezon.
