Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli -Treni i ëndrrave

Mira Zaho Mëhilli -Treni i ëndrrave

Me trenin e ëndrrave,
ku drit’ e shpirtërores,
hareshëm sylla-mbylla luan,
rrugëtimin e jetës nis.

Rrëshqitjes mbi shina,
me peshë të papeshë,
iluzionesh stoike,
ëndrrat gjallojnë
.
Vagon më vagon hidhen,
diku errësirës në befasi zihen,
shkëlqimit të dritës,
sërish përtërihen.

Ngrohtësi e diellit,
i përgjum, i përkëdhel,
të mërdhira picërojnë sytë,
kur treni uturin në tunel.

Veniten ëndrrat,
shpresën shkarkojnë,
kruspullohen vagonash,
trishtimi i zapton.

Copëzohen, tjetërsohen,
vrullin ngadalsojnë,
sprovohen kohës,
udhëtimin s’ndalojnë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT