Bërtet Drini në valë me shkulma..
Nëpër mote kam rritë burra..
Shtrat për trimat legjendarë..
Varr për hasëm e tradhëtarë..
Nëpër shekuj jehonë kënge.
Oshëtimën brezash se ndale..
Për atdheun burim drite..
Forcërisht shkatërron çdo pritë …
Fortesë shekujsh ndër bedena..
Ndër balada derte e halle..
Emër madh n.luftë e legjenda..
Këngë trimash vargje driniane..
Me të pre valët kush s.guxon.
Me të marrë frymën jo ore jo..
Në shtratin tënd tradhtarë s.kalon.
Taifun shkulshëm valët lësho..
Dufin tënd e ka provue moti..
Në brigjet tua s.kullot i pazoti.
Në këto troje lësho biskamë..
Për ktë vend jetën me dhanë..