Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti -Eja të ndjej !!

Miranda Troci Derti -Eja të ndjej !!

Eja të ndjej !!

E ndjej flladin e majit dhe bulëzat me vesë.
Ledhatimet e shpirtit që më prekin mes pëshpërimash.
Tek pres lule blirtë të qelin në pranverë..
E aromën e dashurisë që më sjell drithërimat..


Të më shuash mallë e ftoftë të dimrit gjatë..
Të shkrihem në ndjenjën esëlluar zhuritur
Ta ndjej erën e gjoksit thellë në damarë..
Kraharori po më shkulet ty duke të pritur..


Eja të ndjej ledhatim pranveror..
Gurgullon mallë në ashtin tim mishtor..
Kërcijtë thyej di se ty do vish..
Ngutshëm eja më dashuro sërish..


Ti thyej tabutë e çdo dashurie në univers..
Të më çelë shpirti shkulshëm përmallëzuar..
Të ndej ardhjen tënde mëngjesi me vesë..
Të më del shpirti aty përqafuar..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT