Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti -Erë e gushës tënde!!

Miranda Troci Derti -Erë e gushës tënde!!

Ajo erë më ngjallë nga varri e mira gushë ëmbël..
Ma afro tia thithë aromën aman se më çmënde..
Nuhas shijen të ndjekë pas e sdua të të humbas..
Mu mbush shpirti e stë prek dot e zemra po më plas..

Gushë ëmbël alltanin qafë në .shpirt më lëshon nurë..
Ntë lëshofsha rrugën pa të puthur mos më thënçin burrë..
As shpirti s.po më dhimbet a jam gjallë a vdekur..
Edhe n.deshin për me m.vra aty kisha mbetur..
.
Ndalu hej të bekoftë zana gushë ëmbël mjaltë..
Duke rendur vrap pas teje gjunjët më janë ndalë..
Ku më zu syri sot në ty orën e bekova..
Të marr erë moj gushë ëmbël në di zot se mbarova…

A s.mi sheh djersët që m.shkojnë lumë ujë jam qullosur..
Ç.më gjeti sot me ty pas teje marrosur..
Vëre dorën zemër moj dhe unë jam njeri..
Ndale hapin gushë ëmbël e më shif në sy…

Ajo erë asaj gushe ç’ëmbëlsi më solli
Damarët më janë bërë lëmsh dot s’gjej qetësi
E ndjej veten të dorëzuar kockat mi drodhi
Ajo erë e gushës tënde më bëri magji

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT