Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti-JAM DIBRANE SE SHES NDERIN!!!!

Miranda Troci Derti-JAM DIBRANE SE SHES NDERIN!!!!

JAM DIBRANE SE SHES NDERIN!!!!

Nē gjithë botēn kudo me shkue…
Nē troje të lashta sa vetē jeta…
Mes nantë malesh pena mē shkrue..
Zana malesh lindin në kto djepa…

Lidhè në lirek e djep shqiponjash…
Ndēr kto mriza me gurē stralli…
Zemēr luane sy ujkonjash…
Në lavde nderi shkruar te balli…

.

Sa herē nana nē djep m.ka lidhē…
Me djelmni nē emër mka thirrē…
Me gji tē zanave rritë e mëkue…
Bukē e shtat mi ka bekue…..

Bashkë me zanat në djep mka këndue…
Nē mindil të nderit mka mbulue…
Bash si lulet ujitē me djersē…
Pēr atë gji nderin se shes….

Se kam emēr tē madh nē sojni…
Kēsulēn e bardhë Zot kam mbi kry…
Nē fis legjendash e në kullë tē barotit…
Nē Reç të trimnisë bijë e Trocit…..

Në bukē e nē gji aty betue…
Nē nder e besë pērjetë me rrnue….
Nuk mbjell kurrē djallzi mes vetit…
Jam urti jo pjellē e dreqit….

Gjithçka arritē nē mirēsi…
Kurgja s.shkrujta nē shejtanlli….
Në sojë e në breza gjithmonë kamē ecē…
Pēr kurgja nderin se shes….

Se cdo të keqi që para mē del.
Ec budallë ki rrugēn e çelē…
Se reçjani sedēr ka…
Në rrugē të ligut kurrē ska ra….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT