Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti-JAM REÇJAN!!!

Miranda Troci Derti-JAM REÇJAN!!!

JAM REÇJAN!!!

Kur më pyesin për emrin e origjinēn..
Në faqe tè parè reçjan i madhënuem.
Nëpēr mote e kam tè shkrume historinë.
Pari nè vete krye vendi aty graduem..

Rritë në kulla nè rrasë tè gurit..
Që si .shembi asnji hordhi..
Reç i parë shëndrit nè ballë të flamurit.
Nè nantë malet prin në lavdi…

Mot e kohë nè besè e fjalē..
Nderin kanë kala shenjtērie..
Thonè në kto vise lum ku lind djalē…
Ke vu emēr në çdo nahije.

Jam reçjan me zemēr luani..
Sèm tremb fisheku e jatagani..
Me djemt e ktij trolli kush se kruan..
Sta lēshon udhën topi se luan.

Në çdo rrasè të ktyre kullave..
Lufta e koha i lau me gjak.
I vjen era barut të hutave..
Mallko veten po iu hynë në hak.

Mos ia nxej telat reçjanit..
Se nè hesap veten ke shti .
Sta fal. fjalën sta fal xhevapin…
Me to urtë ashtë mirē me rri

Jam krenar qè jam reçjan..
E ruj plumbin në xhamadan..
Pēr vatan un e derdh gjakun..
Për askand se lèshoj konakun..

Se reçjani ka itifak.
Shtrohet fjala nè odè e nè konak..
Kur reçjanit i ecè nē hile..
Mbshilu mbren e gjej naj skutë e kolibe…

Nè bafsh me i vu gjilpanat majè për majē
Ti ka farue dhe mijtë e shpisē..
Përtype shtatè herè llafin nè bark mbaje.
Se pishman jetēs e vetes i bie..

Sa bijè/a reçi intelektualè kapedanè ka rritë ky truall e ky vend..
Kanē dhanè fjalë dritë mend e mençuri..
Ndaj reçjani gjithmonë ashtë pyet për mend..
Edhe dheu . gurèt e lisat e ktyre maleve flasin në lavdi..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT