Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti-Kësulë e thinja si koriti!

Miranda Troci Derti-Kësulë e thinja si koriti!

Vitet ikin u plaka mor bir
Për një emër rron isani e për dy gisht fytyrë.
Dy fjalë mi la baba në porosi.
Kësulë e thinja kurrë s.bajnë kori.

Të kam marrë në derë soji e në fis të qanë.
Bijë kryefisi ku hajnë plumbin me dhambë
Vdis me nderë e sedër siç e ka burrënia
Opingën e hasmit si bie nën kambët e tijna

Ndërmend më vijnë ato fjalë sa herë hedhi hapin.
Me punë e lavdi plasja zemrën hasmit.
Leja gjojën çelë pa çederë e kahare.
Kryet i ngelë ulë se nuk ka çare.

Lëshoja udhën të paudhit gjithmonë qafën thefshë.
Siç lypë bela.e belanë pëherë gjetsh.
Ku janë rranjë të forta gjak e sojni
Klladë e batakqijtë lloçë sna lëshojnë përmbi.

Muret e kalbura pa themele shemben vetë.
I pa udhi e pa fytyri kurrë ska selamet.
Në podi e n’qoftë larg gjithmonë prej veti
Kërmën mos e ngacmo të qelbet pêr së brend
i.
Në lëmshin e tyre ndjekin rrugën shtruar.
Me zorrët e tyre gjithmonë ngatërruar.
Se ku i çetë shtegu me kry pa kry.
Thinja e kësula e bardhë s.bajnë kurrë kori.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT